Një 21-vjeçar me shtetësi shqiptare ka humbur jetën të premten në Kroaci. Ai dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash në vendin e tij të punës.
Aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30, tha Maja Barbir Grubiq, zëdhënëse e Policisë së Bjelovar-Bilogora, raportojnë mediat kroate, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se rrethanat do të dihen pas hetimeve që janë duke vazhduar.
Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit. /Telegrafi/