Site icon Telegrafi

21-vjeçari që i ka rrëmbyer zemrën Adriana Matoshit ka nisur një karrierë të re në hip hop – Kush është futbollisti Keith nga Afrika e Jugut?

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen e saj të re me Keith Owen Groeneveld.

21-vjeçari me prejardhje nga Afrika e Jugut, i cili është shtetas belg, për një kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Kosovë.

Ai ka qenë futbollisti i Feronikelit, gjersa më parë ka qenë pjesë edhe e akademisë së klubit të madh belg, Standard Liege.

Foto: Kidoisthename/Instagram

Por futbolli nuk është fusha e tij e vetme ku ai vepron, pasi Keith ka sprovuar veten edhe në muzikë.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi flet për lidhjen e re me futbollistin afrikan: Më vjen keq për njerëzit që e paragjykojnë vetëm sepse është me ngjyrë

Ai i është futur rrugës së hip-hopit, teksa vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “Black and White”.

Në muzikë ai ka zgjedhur nofkën Kido, teksa duket se kënga e parë deri më tani nuk ia ka ecur edhe aq mirë.

Ndonëse kënga është e mirë, për momentin “Black and White” numëron vetëm afro 500 shikime në kanalin YouTube – gjë e cila mesa duket ka të bëjë me faktin se reperi i ri nuk ka investuar në promovimin e këngës.

Foto: YouTube

Përkundër reputacionit të krijuar në Kosovë si futbollist, Keith, numëron një numër të vogël ndjekësish edhe në Instagram, ku ka afërisht 390 sosh.

Foto: Kidoisthename/Instagram

Keith, i njohur tashmë me emrin artistik Kido duket se do të jetë më shumë i fokusuar në muzikë, dhe me Adrianën përveç dashurisë, do t’i bashkojë edhe arti.

Aktorja në një intervistë për emisionin “Prive” pranoi se me Keithin ishte njohur rastësisht në lokalin e saj si dy njerëz të thjeshtë, ku asnjëri nuk kishin dëgjuar më parë për profesionet e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Foto: YouTube
Exit mobile version