Para 21 vitesh në Prishtinë kanë rënë heroikisht dëshmorët e kombit Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe në Prishtinë.
Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Hyzri Talla, oficer i lartë i UÇK-së, Afrim Maliqit, dhe Ilir Durmishit.
Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.
Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që ua mësynë shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë.
Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, tani dëshmorë të kombit, janë ndër ata që ua mësynë të ecnin këtyre shtigjeve.
Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës./KosovaPress/