Telegrafi

21 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Sudanin Jugor

Një zyrtar lokal tha se 21 persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni në liqen në Sudanin e Jugut.

Taban Abel Aguek, ministri i Informacionit në qytetin Yirol, tha se një avion komercial fluturoi nga kryeqyteti Juba dhe shtoi se zyrtarët po hetojnë shkakun e rënies së avionit, që ndodhi sot.

Aguek vuri në dukje se aksidentit i ka mbijetuar një fëmijë 6 vjeç, një burrë dhe një i huaj nga Evropa, i cili u operua urgjentisht dhe është në gjendje kritike.

“Njerëzit ishin kudo”, tha Aguek nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/