Site icon Telegrafi

21-shi transferon Zekiqin

“Kemi arritur marrëveshje trevjeçare me Samir Zekiqin, ndërsa prezantimi i tij në konferencën për shtyp si basketbollist i yni, do të bëhet në ditët e ardhshme. Bashkë me të do të prezantohen edhe disa përforcime të tjera”, deklaroi Hoxha, duke zbuluar tutje klauzolën që përmban marrëveshja me Zekiqin.

“Ai ka një klauzolë. Pra, nëse vjen ndonjë ofertë nga klubet jashtë Kosovës për të, mund të largohet, por çmimi definitiv nuk është caktuar ende”, u shpreh ai për Gazetën Tribuna.

Ndryshe, Zekiqi është përforcimi i parë vendor i skuadrës nga kryeqyteti. Para se të kthehej te Trepça, ai ka qenë pjesë e basketbollit turk. Të kujtojmë që mitrovicasi është edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, në grupmoshën U18. /Telegrafi/ 

Exit mobile version