Prishtina e zhvilloi çerekun e parë më të dobët në vitet e fundit duke shënuar vetëm gjashtë pikë gjithsej, teksa Teleboysat me një lojë të mençur i detyronin të bënin gabime të njëpasnjëshme. Në sekondat e fundit shënoi Kendrick Jones nga gjysma e fushës për ta çuar në nëntë pikë epërsinë e ekipit të tij, 15-6.
Edhe në çerekun e dytë pamë një Prishtinë që nuk kishte fare vizion në sulm, e që humbisnin topa vazhdimisht. Teksa për 21-shin, Kendrick Jones, ishte thjesht i pandalshëm, duke i shënuar 20 pikë për vete dhe duke e çuar në 20 diferencën e pikëve totale, 38-18.
Në çerekun e tretë Prishtina filloi të këndellej pak, por në anën tjetër Teleboysat vazhdonin me lojën e tyre të mirë, duke e përmbyllur këtë çerek me 16 pikë epërsi, 54-38.
Çereku i katërt dëshmoi edhe një herë fuqinë e 21-shit në këtë ndeshje, të cilët në çdo aspekt ishin më të mirë se kampionët e shumëfishtë të Kosovës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte, 71-57.
Për 21-shin më së shumti u dallua, Kendrick Jones me 33 pikë, teksa për bardhekaltërit Alvin Snow shënoi 14 pikë.
Koshashënuesit më të mirë të 21-shit:
Kendrick Jones 33 pikë
Ersan Ozseven 16 pikë
Urim Zenelaj 12 pikë
Brendan Roberson 8 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
Alvin Snow 14 pikë
Fisnik Rugova 10 pikë
Fahri Breca 8 pikë
Julian Terrell 6 pikë
/Telegrafi/