Telegrafi

21 punëtorët e helmuar nga ushqimi në Shtip, pas trajtimit në spital janë lëshuar për shërim shtëpiak

Foto: Arkiv

Njëzet e një punëtorë nga kompania “Aktiva” në Shtip dje pasdite kanë marrë helmim pas konsumimit të ushqimit në mensën e fabrikës. Punonjësit u ankuan për diarre dhe vjellje dhe menjëherë janë hospitalizuar në repartin për kujdes instensiv në klinikën e Shtipit.

“Në klinikën infektive u paraqitën 21 persona me diarre dhe vjellje, pas marrjes së terapisë së nevojshme mjekësore, janë lëshuar në shërim shtëpiak”, shprehet mjeku.

Pronari i kompanisë ‘Aktiva’, Ilija Nikollov thotë se pas helmimit të punëtorëve janë në pritje të rezultateve nga Inspekcioni sanitar.

Firma ushqimin e merr nga një firmë keteringu . Është hera e parë që në një kompani në Shtip të paraqitet një rast helmimi masiv i të punësuarve,. Më herët një gjë e tillë ndodhi në firmën Lear në Tetovë, e cila gjithashtu siguronte ushqimin për të punësuarit nga një firmë keteringu./Telegrafi/