Telegrafi

21 mënyra nga David Tovey për t’i motivuar klientët potencial

Vetëm edhe tri ditë kanë mbetur deri në konferencën për marketing dhe shitje ku folës do të jetë eksperti David Tovey që do të mbahet në Prishtinë.

Sot profesionistët e marketingut ballafaqohen me sfida të shumta, e një ndër to është edhe content marketing. Por poenta e content marketing nuk është se “a duhet të merremi me content marketing”, por “si ta bëjmë më së miri content marketing”?

21 mënyra për t’i motivuar klientët potencial

1. Filloni duke paramenduar fundin – hartoni bazën tuaj ideale për klientë.
2. Vendosni për pesë apo gjashtë kritere të cilat do të ju ndihmojnë t’i identifikoni klientët tuaj
3. Fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja për zhvillim të biznesit në ndërtimin e raporteve me drejtues të lartë në bazën e klientelës suaj.
4. Mos bëni telefonata të ftohta. Ndërtoni raporte me “fokuset” tuaj duke ju ofruar përmbajtje të vlefshme.
5. Mendoni si një klient për ta identifikuar çfarë përmbajtje fokusi juaj perspektiv do ta vlerësojë
6. Vendosni raporte të besueshme përmes përmbajtjes t ë cilën e ofroni.
7. Bëhuni absolutisht të sigurt se mund t’i ofroni premtime në shitje dhe marketingun tuaj.
8. Fokusohuni në aftësitë për ndërtimin e raporteve, jo në teknikat për ta manipuluar raportin.
9. Ndërtoni besim para se të përpiqeni për të fituar biznes; fitoni të drejtën për të treguar tregimin tuaj.
10. Mos keni frikë t’i tregoni dobësitë tuaja. Kjo tregon se edhe ju jeni njeri. Klientët dëshirojnë që ju të jeni njeri.
11. Ofertat për gjëra të vogla janë shumë me rëndësi – ndihmojnë në krijimin e besimit.
12. Nuk ka zona gri me ndershmëri. Nuk ka besim pa ndershmëri.
13. Raportet e rëndësishme kanë nevojë për investim. Mendoni se për çfarë raporte duhet investuar sot.
14. Dy aftësitë më të fuqishme për shitje janë të pyeturit dhe të dëgjuarit – praktikoni të dyja.
15. Pyetjet më të hollësishme demonstrojnë njohuritë tuaja dhe të kuptuarit më shumë se sa të më tregoni se çfarë dini.
16. Parimet e shitjes përfshijnë harmoni gjatë procesit për zhvillimin e biznesit.
17. Mënyra më e mirë për të treguar interesim të sinqertë është të dëgjoni – vërtetë të dëgjoni.
18. Për të dëgjuar vërtetë në mënyrë efektive, ju nuk mund të mendoni për pyetjen e radhës.
19. Pyetja e ndjek përgjigjen aq shumë sa përgjigja e ndjek pyetjen.
20. Mënyra më e mirë për ta demonstruar se ju kuptoni është që të përmblidhni atë çfarë thotë klienti – dhe kontrolloni sërish për saktësinë.
21. Ju nuk mund ta mashtroni interesimin e sinqertë.

Për më shumë rreth konferencës, vizitoni faqen: http://smartevents.mk/sales-and-marketing-excellence-masterclass-prishtina/