Shefi i divizionit të veturave elektrike të Ford në Evropë, Martin Sander, postoi një video në të shkurtër të projektuesit kryesor Amko Leenarts gjatë një interviste. Leenarts është filmuar teksa e heq mbulesën nga “crossover-i” elektrik në ardhje teksa zhvillohet intevista.
Dita e 21 marsit është konfirmuar si data e prezantimit dhe Arena EV shkruan se mund të presim më shumë fotografi dhe imazhe të rrjedhura në javët në vijim.
“Crossoveri” i ri EV bazohet në platformën MEB të Volkswagen. Ky duke qenë automjeti më i vogël nga dy që Ford do të prodhojë me ndihmën e VW, pritet që të jetë i ngjashëm në madhësi me VW ID.4, megjithëse forma e tij do të jetë shumë më aventureske, transmeton Telegrafi.
With our brand-new EV being revealed next month, it’s now time we start getting excited.
Here’s @amko_leenarts showing us that you can expect rebellious, uncompromising, SUV heritage reimagined for the #EV era.Join us on March 21st! #ExploringReinvented #ElectricVehicle pic.twitter.com/LulZXIFJSG
— Martin Sander (@MSander22) February 23, 2023
Ford pretendon se makina e re elektrike do të jetë “rebele dhe pa kompromis – një SUV i ri-imagjinuar për epokën e veturave elektrike”.
Duke parë fotot e spiunazhit që kemi parë deri tani, është e vështirë të gjesh ndonjë shenjë të “rebelimit”, por “kompromisi” duket se është i pranishëm në të gjithë.
Meqenëse Fordi i ri bazohet në ID.4, ne mund të presim të shohim të njëjtat sisteme lëvizëse, ku Ford edhe do të ketë një zgjedhje midis dy baterive me kapacitet prej 55kWh ose 77kWh. /Telegrafi/