Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të garojë në 21 komuna me kandidatë për kryetarë.
Në komunat e tjera me shumicë shqiptare, AAK-ja do të kandidojë vetëm me lista për Kuvend Komunal.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.
Ai po ashtu, ka thënë se nëpër komunat ku shumicën e përbëjnë minoritetet, AAK-ja inkurajon degët që të bashkohen me listat shqiptare, pa dallim partie politike.
Kandidatë për kryetarë nga AAK-ja në 21 komuna:
Agron Gashi Dragash
Agron Kuçi Junik
Arben Halili Ferizaj
Ardian Gjini Gjakovë
Arta Ahmeti-Xhylani Drenas
Xhelal Krasniqi Obiliq
Bali Muharremaj Suharekë
Bashkim Budakova Lipjan
Bashkim Ramosaj Deçan
Bekë Berisha Istog
Besnik Tahiri Podujevë
Daut Haradinaj Prishtinë
Faton Jakupi Kamenicë
Hasan Ismajli Fushë Kosovë
Kastriot Berisha Malishevë
Lulzim Kabashi Prizren
Mensut Ademi Vushtrri
Nazim Gagica Gjilan
Rrustem Berisha Pejë
Smajl Latifi Rahovec
Zenun Elezaj Klinë.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 12:00, ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.
KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht. /Telegrafi/