Site icon Telegrafi

21 Janari, zgjatet me tre muaj hetimi

Sipas të dhënave të prokurorisë, për shkak të pamundësisë për të përfunduar hetimet brenda 3-mujorit të parë si afat procedural, është vendosur shtyrja e afatit të hetimeve edhe me tre muaj të tjerë.

Prokuroria synon që gjatë këtyre tre muajve të realizojë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende janë të paqarta rrethanat në të cilat janë vrarë shtetasit Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Shtyrja e afatit të hetimeve me tre muaj i është njoftuar së pari Agim Llupos, gardistit të vetëm që mbahet në “arrest me burg”, ndërsa më pas u është bërë e ditur edhe oficerëve të tjerë./Telegrafi/
 

Exit mobile version