Site icon Telegrafi

21 Janari, sërish ekspertë amerikanë në Tiranë

Amerikanet priten të ndihmojnë sërish prokurorinë për ekzaminimin e predhave të gjendura në trupat e viktimave, njëra prej të cilave ajo e gjendur në kokën e viktimës Aleks Nikaj, që u cilesua si e demtuar nga policia shkencore.

Deri me tani nga provat dhe të dhënat paraprake ka rezultuar se plumbi që goditi për vdekje Aleks Nikën është qitur nga një armë e Gardës së Republikës. Policia shkencore konkludoi se kalibri i predhës është 9 mm dhe arma është një MP-5, por ende nuk është gjetur as arma dhe as gardisti që e ka pasur në zotërim.

Ekspertiza amerikane, krahas riekzaminimit të predhave pritet të bëjë të mundur dhe identifikimin armëve, të cilat i kanë marrë jetën katër personave./Telegrafi/
 

Exit mobile version