Telegrafi

Më 21 dhe 22 korrik, Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit do të jetë nikoqir i bashkatdhetarëve. Pritja qendrore organizohet të enjten, në orën 11:00

“Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare, më 21 dhe 22 korrik 2016, Kuvendi organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti./Telegrafi/