Telegrafi

2,091 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2,091 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Policia po ashtu ka shqiptuar 1,847 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

Policia po ashtu ka arrestuar 33 persona, 21 janë në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 6 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/