Telegrafi

205 shoferë të gjobitur në Shkup, 55 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 205 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 për vozitje pa patentë shofer, 3 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba për drejtuesit e motoçikletave.

“Dy sanksione janë shqiptuar për kalimin në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.