Telegrafi

2021 vjen me diell në Shqipëri, por ulen ndjeshëm temperaturat

Dita e parë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4 gradë Celsius në 02 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 03 gradë Celsius në 09 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 07 gradë Celsius në 12 gradë Celsius.

Era do të fryej në drejtim jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4- 5 ballë. /Tch/