Telegrafi

2020-ta një vit tejet i suksesshëm për grimeren Dafina Neziri, pavarësisht situatës me COVID-19

Në fillim të pandemisë së coronavirusit, mbyllja e bizneseve bëri që shumë artistë t’i bashkohen familjeve të tyre në këto kohë të vështira, andaj kjo ishte edhe rruga që Dafina Neziri zgjodhi në mars 2020.

Ajo iu bashkua familjes në Gjermani, duke mos e vënë re aspak që kjo njëherësh do të ishte edhe rruga e suksesit të saj.

Pas vendosjes në Gjermani, artistja tashmë shumë e pëlqyer filloi të punoi në profesionin e grimeres, të angazhohet në ‘Masterclass e Workshop’.

Marrë parasysh që interesimi ishte tejet i madh, ajo gjatë gjithë kësaj kohe vazhdoi të trajnoj plot të rinj e të reja në Gjermani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Neziri

Aty po ashtu filluan edhe kontaktet me artistët e njohur gjermanë përfshirë këtu, fotograf, modele, blogere, këngëtare etj.

Bashkëpunimet që realizoi gjatë kohës së pandemisë janë me blogurën Dilara, këngëtaren Missgammour, blogeren Dagi Bee, këngëtaren Loredana Zefi, linjën e kozmetikës ‘Hanadi Beauty’, fotografin e famshëm gjerman, Natascha Lindemann si dhe komedianen e Netflix, Enissa Amani.

Dhe së fundmi grimeri i njohur me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic, ka qenë ai i cili ka postuar grimin dhe fotografitë e Dafinës në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Me gjithë këto bashkëpunime dhe suksese në Gjermani dhe më gjerë, bëjnë që Dafina të ec tutje drejt realizimit të hapjes së shkollës profesionale edhe në Gjermani. /Telegrafi/