Telegrafi

202 gjoba në Shkup, 102 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre: 102 për tejkalim të shpejtësisë, 25 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 të tjera për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 2 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.

Janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 gjoba janë shqiptuar për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 6 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.