Site icon Telegrafi

Më 2019 mund të skijoni në Borea?

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth projektit të qendrës turistike dhe rekreative – “Borea”.

Muhaxheri tha se shpreson që më 2019, në një pjesë të këtij projekti qytetarët do të kenë mundësi të skijojnë, mirëpo varet nga punë kryerësit të cilët parashohin të punojnë në dy faza.

“Besoj që vitin tjetër tentojnë të skijojnë. Por, nëse bëhet në dy faza atëherë duhet të presim dy vite. Do t’i mundësoj qytetit tim, që ata fëmijë që i kam përmendur do të kenë mundësi të jetojnë në atë që baballarë e tyre as që e kanë menduar”, ka thënë Muhaxheri.

Ai po ashtu foli edhe për fshatin e Vitomiricës ku tha se problemet të cilat janë paraqitur me energji elektrike është si pasojë e shtimit të madh të popullsisë në këtë fshat.

Kryetari Muhaxheri se trafot, të cilat e përcjellin energjinë elektrike janë shumë të dobëta dhe nuk e përballojnë tërë ngarkesën.
Sipas tij, problemi i një pjesë të Vitomiricës do të zgjidhet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër.

“Në Vitomiricë, me KEDS-in është problemi ngase ky fshat po rritet në proporcion shumë të shpejt. Investimet në trafo janë shumë të vogla dhe rrjeti i dobët nuk po e përballon. KEDS-i ka bërë planifikime, por deri vitin tjetër. Një pjesë do të ketë investime në fund apo në fillim të vitit tjetër”, tha ndër të tjera kryetari, Gazmend Muhaxheri. /Telegrafi/

Exit mobile version