Hajnat ishin shumë aktivë gjatë vitit 2018. U aktivizuan edhe natën e parafundit të vitit.
Grabitësit mësynë një qendër tregtare në Matiqan të Prishtinës, të dielën rreth orës 21:00.
Aksioni i tyre, për fat të mirë, pësoi pa ndonjë dëm në njerëz, njofton Klan Kosova.
Askush nga menaxhmenti i Viva Fresh Store nuk pranoi të flasin për ngjarjen e hidhur, nga e cila plaçkitësit ikën me një makinë “Golf 4”.
Po të njëjtën mbrëmje, një tjetër grabitje ndodhi në rajonin e Prishtinës, kur një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë ishte cak.
Rajoni i Prishtinës është bërë cak i vjedhjeve të shpeshta grabitqare, kohëve të fundit. Ato besohet se po kryhen nga banda të caktuara.
https://www.youtube.com/watch?v=I0uPvVjoUr0