Telegrafi

2015, Lenovo me laptopin më të lirë Chromebook

Sipas një raporti të ri, njëri prej prodhuesve të laptopëve është duke u munduar që të ofrojë një model edhe më të lirë të laptopit Chromebook, i cili thuhet se do të kushtojë më pak se 170 dollarë.

Dhe ky prodhues është gjiganti Lenovo, i cili modelet e reja të laptopëve të saj do ti bazojë në CPU nga kompania kineze Rockchip Electronics, ndërsa me prodhimin e tyre do të merret Bitland Information Technology.

Dhe siç thuhet, kompania Lenovo është duke e bërë gati linjën e laptopëve Chromebook për lansim në vititn 2015, dhe mbase do ti bëjë edhe prodhuesit tjerë që të krijojnë modele konkurruese edhe sa i përket çmimit. Acer C720 aktualisht është modeli më i lirë i laptopit Chromebook, i cili shitet për rreth 267 dollarë. (Telegrafi)