Telegrafi

2014: Tabletët do t’i tejkalojnë kompjuterët personal

Dhe sipas raporteve më të reja thuhet se ky tejkalim pritet në ndodhë në tremujorin e dytë të vitit 2014. 

Një raport i ri i publikuar sot, i cili mbledh të dhënat e Strategy Analytics thotë se dërgesat e tabletëve në tremujorin e dytë të vitit 2013 kanë arritur në 51.7 milionë, ose 43 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin shitur jo më shumë se 36.1 milionë tablet në mbarë botën.

Nga kjo shifër e shitjeve për këtë vit, shitjet e tabletëve të bazuar në Android kanë arritur në 67 për qind të totalit të tabletëve të shitur në nivel global, kundrejt Apple e cila ka arritur të shesë 28 për qind të tabletëve të saj të famshëm, iPad, ndërsa Windows ka marrë 4.5 për qind të tregut.

Rritja e tabletëve Android i është atribuuar tabletëve të Samsung dhe Kindle të Amazon, ndërsa Apple ka munguar me modelet e reja në treg, për të ndikuar në rënie të ndjeshme gjatë këtij tremujori.

Rritja e shitjes dhe popullaritetit të tabletëve është nxitur nga përdorimi në rritje i pajisjeve mobile në vendet në zhvillim, ndërsa në rritje gjithashtu kanë ndikuar edhe çmimet më të ulëta, jetëgjatësia më e madhe e baterisë, dhe modelet e shumta të përshtatshme për përdorim", thuhet sipas kompanisë së hulumtimeve sipas NPD Research. / Telegrafi /