Firma e njohur e hulumtimeve, IDC ka parashikuar se dërgesat e pajisjeve të mençura të cilat lidhen në internet do të rriten për 1,7 miliardë njësi në vitin 2014, dhe prej tyre, afërsisht 1 miliard do të shkojnë për tregjet në zhvillim.
Kina, India, Brazili, dhe Rusia pritet të blejnë rreth 662 milionë njësi, të cilat vlerësohet se do të kapin shumën prej 206 miliardë dollarësh, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia do të marrin më shumë se 650 milionë njësi me vlerë prej 204 miliardë njësive.
Kompjuterët tablet dhe telefonat e mençur pritet të përbëjnë një korpus të madh të dërgesave, të cilat llogaritet se do të arrijnë në më shumë se 1.4 miliard njësi, me vlerë rreth 500 miliardë dollarë.
Ndërsa, industria e kompjuterëve personal do të vazhdojë të vuajë, me vetëm 300 milionë njësi të shitura, vlera e të cilave do të arrijë në jo më shumë se 200 miliardë dollarë. / Telegrafi /