Telegrafi

2014, fabletët do të shiten më shumë se tabletët

Bazuar në këtë raport thuhet se fabletët do të arrijnë në shitjen e 175 milionë njësive për dallim nga tabletët e vegjël të cilët do të arrijnë të shiten në 165 milionë njësi.

Raporti thotë se fablet llogaritet çdo pajijse me diagonale të ekranit më të madhe se 5 inç, dhe në këtë mes hyjnë edhe modelet e famshme të pajisjeve të famshme si Samsung Galaxy S4 (5") dhe LG G2 (5.2"), ndërsa në këtë kategori janë edhe Samsung Galaxy Note 3 (5.7"), Nokia Lumia 1520 (6") dhe HTC One Max (5.9"). ndërsa tablet të vegjël llogariten të gjitha pajisjet tablet që kanë diagonale të ekranit 8 inç ose më të vogël.

Kërkesa më e madhe për fablet është në Korenë e Jugut, ku dy të tretat e telefonave të mençur janë me ekrane rreth 5 inç.
Mirëpo, shifra të ngjashme kanë edhe tregjet tjera në Evropë (Gjermania, Mbretëria e Bashkuar), por edhe shtetet tjera si Brazili, Taivani dhe Kina. Në SHBA, pajisjet e mençura mobile me ekran më të madh se 5 inç me sa duket konsiderohen si të mëdha. / Telegrafi /