Telegrafi

2014: Bota me më shumë telefona se sa njerëz

Sipas ITU, numri i përdoruesve të telefonave mobil pritet ta tejkalojë shifrën prej 7 miliardë, dhe kjo pikë kthese do të ndodhë vitin e ardhshëm, raporton BBC. 

 Sot, bota llogaritet se ka më shumë se 7.1 miliardë banorë, dhe rreth 6.8 miliardë telefona mobil.

ITU gjithashtu raportoi se këtë vit, më shumë se një e treta e botës do të jetë online. The Commonwealth of Independent State, aleancë e shteteve të dikurshme të Bashkimit Sovjetik, ka penetrimin më të lartë mobil me 1,7 abonime për çdo person. / Telegrafi /