Telegrafi

2014: Asus me telefona të mençur për SHBA

Sipas raporteve të fundit thuhet se Asus fillimisht është duke menduar të hyjë në tregun mobil amerikan gjatë vitit 2014, duke krijuar partneritet me operatorët më të mëdhenj mobil amerikan.

All Things Digital thotë se Asus do të krijojë disa modele të reja të telefonave të mençur për SHBA në 2014, edhe pse nuk janë dhënë detaje për modele të caktuara të pajijseve. Mirëpo, pritet që modelet e para të telefonave do të bazohen në sistemin operativ Android.

Asus tashmë është duke shitur tablet dhe pajisje tjera elektronike në SHBA, të cilat përfshijnë modelet si Asus Padfone, kombinimin e tabletit dhe telefonit të mençur mobil. Megjithatë, do të jetë interesante të shihet beteja e Asus për marrjen e tregut mobil me telefonat e bazuar në platformën mobile të Google ose Microsoft. / Telegrafi /