Telegrafi

2013: Samsung planifikon të shesë 510 milionë telefona

Dhe sipas të gjitha parashikimeve, rritja e kompanisë nuk është duke u ngadalësuar.

Korean Times ka raportuar se për vitin 2013, Samsung planifikon të rrisë shifrën e telefonave  të shitur me më shumë se 20 për qind.

Ata synojnë të shesin rreth 510 milionë telefona në vitin e ardhshëm.  Dhe kjo duhet arritur, nëse Samsung dëshiron të vazhdojë të konkurrojë me rivalin kryesor – Apple.

Për ta ruajtur pozitën e liderit në treg, Samsung ka një varg të telefonave në linjën e saj Galaxy që mbështetet në Android, dhe një numër në rritje të modeleve tjera që bazohen në Windows Phone. / Telegrafi /