Telegrafi

2012: Samsung do të shesë 374 milionë telefona

Mirëpo, me sa duket kompania nuk është e kënaqur me këtë rezultat, pasi që në vitin 2012 ajo planifikon të shesë mbi 374 milionë telefona mobil, ose 15 për qind më shumë sesa këtë vit.

Edhe në vitin e ri, Samsung shpreson të shesë shumë telefona të mençur mobil, ndërsa bëhet gati për lansimin e modelit të ri të telefonit të mençur Galaxy SIII.

Më saktë, prodhuesi koreano-jugor synon që të shesë mbi 150 milionë telefona të mençur në 2012, ndërsa analistët e shumtë besojnë se Samsung Mobile do të arrijë të shesë edhe më shumë se kaq. / Telegrafi /