Për tre muajt e fundit të vitit, Motorola ka shitur jo më shumë se 200 mijë tablet, në krahasim me rivalin Apple i cili ka shitur 15.43 milionë iPad gjatë periudhës së njëjtë.
Në raport, kompania gjithashtu ka thënë se gjatë tërë vitit 2011, ka arritur të shesë 1 milion tablet, një shifër kjo jo e pritur nga Motorola, me siguri.
Mirëpo, në njësinë e telefonave mobil, Motorola ka punuar më mirë, pasi që për tremujorin e fundit të 2011, ka shitur mbi 10.5 milionë telefona mobil, nga gjithsejtë 42.4 milionë telefona të shitur gjatë vitit.
Nga përqindja e plotë e telefonave të shitur, 5.3 për qind e tyre ishin telefona të mençur Motorola. / Telegrafi /