Telegrafi

2010-ta u mbyll me rezultate pozitive për bankat

Ndërkohë që për gjithë vitin rritja e depozitave regjistroi 15 për qind më shumë se në vitin 2009.

Sipas Bankës Qendrore oferta monetare u rrit me 12.5 për qind në dhjetor të vitit të kaluar, duke reflektuar ecurinë e mirë të depozitave të sistemit bankar gjatë gjithë gjysmës së dytë të këtij viti.

Mbështetur në këto tregues, Banka e Shqipërisë shprehet optimiste se zgjerimi monetar është në përputhje me kërkesën e sektorit privat të ekonomisë për para reale, çka do të sigurojë që konsumi dhe investimet në vend të kenë një ecuri më të mirë gjatë vitit në vazhdim. /Telegrafi/