Në mbrëmjen e Buzmit dhe mëngjesin e Krishtlindjeve, rreth 200 udhëtarë nga Shkupi kanë pritur në stacionin e autobusave në Veles, njofton televizioni Telma. Ata kanë pritur për 14 orë, deri kur u informuan se nuk do të mund të udhëtojnë drejt Strumicës dhe Koçanit, për shkak të bllokimit të rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëtarët kanë pritur deri në orën 8 të mëngjesit të revoltuar dhe zemëruar. Banorë tjerë të bllokuar kanë qenë edhe banorët e Tanushës, Brezës dhe Malinës, si dhe disa fshatra të Kumanovës. Pa mundësi për të udhëtuar kanë qenë edhe banorët e fshatit Gurgurnicë në Komunën e Bërvenicës./Telegrafi/