200 euro do ti kushtojë shtetit dëmi i shkaktuar mbi monumentet historike-kulturore dhe institucionet pas protestave njëmujore të organizatave pro-opozitare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga fillimi i protestave, demonstruesit fillimisht e dogjën zyrën e presidentit Ivanov në qendër të qytetit, ndërsa dëmi fillestar vlerësohet në rreth 8500 euro. Caku i protestuesve ishin edhe institucionet shtetërore. Më e goditura në tërbimin e atyre që protestuan është Porta e Maqedonisë. Këtë e thotë drejtori Branisllav Svetozareviq për televizionin Alfa, duke theksuar se dëmi fillestar është vlerësuar në rreth 15.000 por se dëmi shpirtëror është më i madh.
Sipas vlerësimeve të para, dëmi i rrethojës së urës kushton diku rreth 50 mijë euro. Përafërsisht i njëjtë është dëmi i shkaktuar edhe ndaj përmendoreve të KAÇKM, heronjve të rënë, luanëve dhe monumenteve tjera. Dëmi i shkaktuar ndaj Ministrisë së Kulturës, 30 mijë euro.
Gjithsejtë vlerësohet që dëmi i shkaktuar qeverisë ti kushtojë rreth 200.000 euro./Telegrafi/