Në vitet e fundit dyqind bujq të Kavadarit dhe Rosomanit kanë siguruar traktorë përmes ndihmës shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për mbështetje “50-50”, pra gjysma e çmimit mbulohet nga shteti, e gjysma tjetër nga bujku.
Përmes IPARD programit, në dy komuna janë blerë 150 traktorë, si edhe dy tjerë me thirrjen e re të IPARD programit. Në këtë rast, mbulimi i shpenzimeve arrinë në 60%.
Për programin e bujqve të rinju, rreth 460 persona përfituan nga 10 mijë euro, 26 nga të cilët janë nga Kavadari dhe Rosomani./Telegrafi/
*Foto Ilustrim