Site icon Telegrafi

200.000 euro për tradhti ndaj burrit

Gruaja, siç njofton gazeta britanike "Telegraph", me vite të tëra është shtirur se bashkëshorti i saj është baba i tre fëmijëve të tyre, por babai i tyre në fakt ka qenë dashnori i saj.

Pas disa vitesh së kaluara nën dyshimin për tradhtinë e gruas, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, më në fund e ka zbuluar se gruaja e tij e ka pasur dashnor gjatë gjashtë viteve prej katërmbëdhjetë sa kishin qenë bashkë.

Pasi që analizat e ADN-së kanë dëshmuar se dashnori është baba i tre fëmijëve të tyre, burri i inatosur e ka nxjerrë gruan para gjyqit, duke kërkuar dëmshpërblim financiar.

Gjykata në Valencia e ka urdhëruar gruan që burrit të saj t’i paguaj 100.000 euro për vuajtjen të cilën i ka shkaktuar, e kur ai ka bërë ankesë në vendimin, Gjykata supreme e vendit e ka dyfishuar dënimin me para.

Exit mobile version