Telegrafi

20 vjet nga masakra e Belegut

​Njëzet vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut.

Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.

Sot e kësaj ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.

Forcat paramilitare serbe 20 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut.

Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.

Ndërsa në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut”.