Njëzet vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut.
Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.
Sot e kësaj ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.
Forcat paramilitare serbe 20 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut.
Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.
Ndërsa në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut”.