Seanca e ardhshme për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska e caktoi më 20 nëntor kur do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarëve të tjerë.
Të akuzuarit B.B dhe S.D nuk kanë pasur për qëllim ta vrasin Nikolla Sazdovskin, por kanë dashur vetëm ta rrahin, tha sot pas seancës gjyqësore për vrasjen e Sazdovskit, avokati i njërit nga të akuzuarit Naser Raufi.
Siapas Raufit, Prokuroria që më herët e kishte kualifikuar veprën si dhunë, për shkak protestave të grupit të tifozëve “Komiti” ka ri-kualifikuar veprën në vrasje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, të akuzuarit B.B dhe S.D para Këshillit gjyqësor thanë se nuk ndihen fajtor për vrasjen e Nikolla Sazdovskit./Telegrafi/