int(1) 20 milionë euro investime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

20 milionë euro investime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë

“Kjo është një punë e mirë sepse krijon stabilitet në rrjetin shpërndarës dhe furnizim në mënyrë më kualitative të konsumatorëve me energji elektrike. Këtu është instaluar teknologjia më e avancuar, ndërsa jemi të përkushtuar që stabilimente të tilla të instalohen edhe në pjesët tjera të Kosovës”, tha znj. Pula.

Kthinat 20 kilovoltëshe të vendosura në Klinë krijojnë mundësinë e komandimit nga distanca. “Po shihen në njërën anë stabilimentet e vjetra, e në tjetrën të rejat, të cilat rrisin stabilitetin dhe sigurinë e punëtorëve. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha z. Çitaku.

Punëtorët e Nëndistriktit të Klinës tash ndihen të lehtësuar dhe mjaft të kënaqur.

“Kjo është vetëm një pjesë e investimeve që po realizohen në të gjithë vendin, sepse politika e menaxhmentit të KEK-ut është që të vazhdojë në këtë mënyrë. Vetëm sivjet në rrjetin shpërndarës do të investohen rreth 20 milionë euro nga forcat vetanake të Korporatës”, tha z. Gjukaj.

Edhe investimet në Istog kanë rritur ndejshëm sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike. Kryetari i kësaj komune, z. Fadil Ferati ka shprehur gatishmërinë e tij që ta mbështesë KEK-un si në investime të kësaj natyre, ashtu edhe në operimet ditore të Korporatës, njofton Zyra e KEK-ut për informim. /telegrafi/

Exit mobile version