Telegrafi

20 miliardë dollarë në bast, për 30 milionë iPhone!

Operatori i tretë më i madh mobil amerikan, Sprint, thuhet se ka rënë dakord për të blerë iPhone në vlerë të 20 miliardë dollarëve, pavarësisht nëse ajo mund të gjejë konsumatorë që do t’i blejnë ato.

Marrëveshja kërkon nga Sprint që të blejë të paktën 30.5 milionë iPhone për katër vitet e ardhshme, thuhet sipas Wall Street Journal.

Kostoja e kësaj sasie të iPhone do të kushtojë rreth 20 miliard dollarë, dhe kjo kosto do ta detyrojë kompaninë Sprint të humb një shumë të madhe të hollave deri më 2014.



Ky është një numër jashtëzakonisht i lartë për një kompani që kishte vetëm 27.4 milionë abonentë me kontratë deri në prill të vitit 2011.

Për të ardhur në afërsi të numrave që përputhen me 30.5 milionë porosi për iPhone, Sprint do të duhet që në mënyrë dramatike të rris bazën e saj të konsumatorëve ose të bindë të gjithë klientët e saj për të kaluar në iPhone.

Të dyja këto janë detyra monumentale për kompaninë Sprint, e cila të gjitha shpresat e saj i ka mbështetur në një produkt siç është iPhone. / Telegrafi /