Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës SH.A”, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për “Blerjen e Motoçikletave/Biçikletave Ekologjike E Bicycle”.
Ministri i MMPH-së, Ferid Agani, tha se përmes këtij projekti synojnë të sensibilizojnë qytetarët e vendit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe njëkohësisht përmriësimin e tij.
Po ashtu ky projekt, sipas ministrit Agani do të shërbejë edhe si model për të sjellë një kulturë të re për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja nga cdo institucion publi, por edhe privat.
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, fillimisht falenderoi ministrin Agani për mundësimin e këtij projekti, të cilin e konsideroi si shumë të rëndësishën, si në aspektin e funksionimit më të mirë të kësaj ndërmarrjeje, ashtu edhe në aspektin mjedisor.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci, tha se janë të angazhuar që si ministri të realizojnë projekte që për synim kanë rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike, pa e lënë anash edhe komponenten mjedisore.
Ky projekt do të kushtojë 20 mijë euro, 10 mijë prej të cilave i ka ndarë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa të tjerat PTK-ia. /Telegrafi/