Site icon Telegrafi

20 aksidente rrugore në Shkup për fundjavë me 14 të lënduar dhe njëri në gjendje të rëndë

Gjatë tre ditëve të kaluara nga SPB Shkup njoftojnë për 20 aksidente rrugore, me 13 persona të lënduar ku njëri është rëndë i lënduar. Gjashtë persona janë me lendime të lehta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç informojn nga MPB, të premten policia rrugore ka kryer hetim në tetë aksidente, gjatë tre aksidenteve janë lënduar katër njerëz, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar vetëm dëme materiale.

Të shtunën është kryer hetimi në tetë aksidente rrugore. Në njërën prej tyre njëri është rëndë i lënduar, ndërsa dy të tjerë me lëndime të lehta trupore nga ku janë përfshirë shtatë njerëz. Ndërsa pesë me dëmtime materiale.

Dje (e dielë, 1 tetor) në Shkup është kryer hetim në katër aksidente rrugore, nga njeri janë lënduar dy njerëz, ndërsa nga tre aksidentet tjera kanë pësuar vetëm dëme materiale.

Gjatë fundjavës policia ka dënuar 24 vozitës të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e vozitjes, 23 vozitës kanë drejtuar makinën në ndikim të alkoolit. 11 vozitës të cilët kanë kaluar të kuqen, si dhe 65 vozitës të cilët kanë drejtuar makinën pa leje vozitje ose regjistrim. Janë dënuar edhe 12 rastë të cilët janë shkelur vizë bardhat. /Telegrafi/

Exit mobile version