Site icon Telegrafi

20.000 besimtarë me trupat e tyre formuan kryqin për Guinness

Sipas zyrtarëve të Universitetit Katolik Santo Tomas, i tërë aktiviteti është organizuar si shenjë proteste kundër abortit.

Më shumë se 20.000 njerëz, ndër të cilët edhe studentë, anëtarë të fakultetit dhe personeli i Universitetit u bën rresht të veshur me bluza të zeza ose uniforma të bardha për të formuar kryqin dominikan bardh e zi.

“Formimi i kryqit më të madh do të kontribuojë që njerëzit të kujtojnë se ka filluar Agjërimi i Madh dhe kjo kohë i kushtohet Jezu Krishtit”, tha njëra nga pjesëmarrëset, Erika Claire Gomez.

Informacioni për formimin e kryqit do t’i dërgohet edhe librit të rekordeve Guinness me shpresë se ata do ta njohin si rekord botërorë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version