Telegrafi

2 Ton thotë në këngën e re se dikush po ia harron “100 t’mirat”

2Ton ka sjell këngën më të re në tregun muzikor shqiptar.

“100 t’mia”, titullohet kënga më e re e këngëtarit që e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga flet për një histori dashurie, teksa mashkulli i numëron të mirat që i ka bërë të dashurës.

Theksojmë se muzikën e dhe tekstin e ka bërë vet këngëtari, i cili njihet për shumë hite të sjella ndër viteesh.

Gjithashtu kujtojmë se video e këngës e ka punuar videoproduksioni, Grandmedia.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili do të sjell edhe të tjerash gjatë këtij viti. /Telegrafi/