Site icon Telegrafi

2 Ton shihet me një vajzë misterioze në krah ndërsa paralajmëron projektin e ri

2 Ton Foto: Instagram/2tonofficial

2 Ton është rep-artisti shqiptar, që asnjëherë nuk ndalet duke sjell projekte të reja muzikore.

Përpos këtyre, jeta e tij personale ndonëse asnjëherë nuk është komentuar në rrjet, përveç aludimeve.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi është shfaqur me një vajzë misterioze në krah.

Por, menjëherë është kuptuar se bukuroshja brune do të jetë modele në klipin e radhës, nga artisti i njohur.

Në përshkrim 2 Ton ka paralajmëruar se kënga e re do të lansohet të premten (26 mars), duke mos zbuluar orën.

Postimi mori një sërë komentesh të fansave, të cilët pretenduan se vajza mund të jetë edhe e dashura e tij.

Kujtojmë se “Gota” është projekti tij i fundit, që deri më tani ka grumbulluar 15 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version