Reperi i njohur shqiptar,2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Kujt i thu” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton në studion e tij, gjersa për ‘beat’-in është kujdesur Ero.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer nga XL Films.
Përkundër ndërprerjes së aktiviteteve për shkak të pandemisë globale, 2 Ton nuk ka qëndruar totalisht duarkryq, duke realizuar këngë për fansat e tij. /Telegrafi/