Reperi i njohur 2 Ton është mjaft i ndjekur në rrjetet e tij sociale. Gjatë kësaj vere ai gjithashtu ka qenë shumë aktiv me koncerte, duke qenë në këtë mënyrë edhe më afër fansave.
Së fundmi reperi ferizajas ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi ku shihet bashkë me babain e tij, të cilit i ngjan mjaft shumë.
Ai ka shfrytëzuar rastin për t’ju uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë ndjekësve të tij. /Telegrafi/