Bukurie Lala 60 vjeç dhe Ilir Lala 37 vjeç, u plagosën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në liqen.
Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës dhe 60 vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi/