Telegrafi

2 milionë euro për rrugët e Klinës

Sipas zëvendësministrit Grabovcit, deri më tani në Klinë, janë realizuar investime mbi 3 milion euro, ku janë asfaltuar rreth 30 km rrugë të reja. Rrugët që pritet të asfaltohen në komunën e Klinës, janë asfaltimi i rrugës që lidhë Klinën më magjistralen Prishtinë-Pejë, pastaj do të asfaltohen rrugët e fshatrave Resnik, Shtupel, Drenovc, Zajmë, Gjurgjevik i Madh, Jashanicë e Epërme dhe Dugujevë.