Telegrafi

2 milion euro nga shitja e tokave bujqësore

“Për dy ndërmarrje nuk ka pasur oferta ndërsa për një ndërmarrje ishte vetëm një ofertë. Në Mitrovicë nuk ka pasur oferta, pasi AKP-ja këtë javë i ka themeluar zyrat e veta.Ndërsa për ndërmarrje të tjera ka pasur oferta të mjaftushme”, ka thënë zëdhënsi i AKP, Ekrem Tahiri.

Në këtë valë të privatizimit janë tenderuar 6 ndërmarrje ndërsa cmimin më të mirë e kanë marrë, toka bujqësore në Varosh- regjioni i Gjilanit, me çmim prej 1 milion e 104 mijë euro .

Po ashtu edhe toka bujqësore Komogllavë në regjionin e Gjilanit është shitur me çmim 701.000 euro , ndërsa për tokën bujqësore në Malishgan në regjionin e Pejës çmimin më të lartë dhe ka ofruar shifra P 15, 101.999 euro.

Për dy ndërmarrje tjera si ajo “Vërmica” dhe “23 Nëntori” në regjionin e Pejës, nuk ka pasur asnjë ofertë./Telegrafi/