Telegrafi

2 miliardë euro për rajonin

Pas iniciativës qëndrojnë Komisioni Evropian, Banka investuese evropiane, Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Banka për zhvillimin e Këshillit të Evropës, ndërsa mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Qëllimi është të tërhiqen dhe koordinohen burime të ndryshme të financave për projekte nga sferat prioritare me çka do të ndihmohet zhvillimi ekonomik në rajon dhe do të mbështetet procesi i eurointegrimeve. Përveç se në infrastrukturë, duke e përfshirë edhe infrastrukturën sociale, fokusi është i zgjeruar dhe do të përfshijë mbështetje financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, projekte për efikasitet energjetik, si dhe sektore të tjere